Shop

Karroce Dinamico Rover 3n1 Cam

711.00

Clear
In stock
N/A ,

Description

Karroca Mod. Rover + Dinamico Up vjen set me tre pjesë, e kompletuar me aksesorët që i duhen një karroce.

Kjo karrocë e përbërë nga një skelet alumini dhe me një sistem frenimi shumë cilësor është një karrocë sportive që ju ofron rehati dhe siguri maksimale. Eshtë e aftë të rrotullohet 360 gradë.

Seti përfshin:

  • portbebenë;
  • segiolinon;
  • dhe karrocën shëtitore.

Pjesë e setit është edhe canta për të mbajtur sendet e bebit

  • E përshtatshme për fëmijë të moshave 0-48 muajsh, deri 22 kg.

1) Portbebe përdoret nga 0-6 muaj;

E përshtatshme për transport në makinë;

Mbështetëse e rregullueshme në 4 pozicione të ndryshme;

Sistem i ri hapjeje dhe mbylljeje për ajrosje;

Bazë lëkundëse;

Dyshek i butë;

Për moshat 0-12 muaj këshillohet që ndenjësja të vendoset me fytyrë nga prindi, për moshat 12-48 muaj të vendoset me kurriz nga prindi;

Mbështetësja dhe streha e sipërme janë të lëvizshme sipas dëshirës;

Përparësja shoqërohet me një pjesë të lëvizshme për mbrojtje nga era;

Dimensionet e portbebesë: 36 x 83 x 22/20 cm;

Dimensionet e karrocës me portbebe: 57 x 90.5 x 116.5 cm;

Pesha e portbebesë: 4.9 kg;

Pesha e karrocës me portbebe: 12.4 kg;

2) Segiolino përdoret nga 0-13 kg;

Me mbrojtje nga goditjet anësore;

Jastëk me formë anatomike me mbështetëse mbrapa;

Mbulesë me shumë pozicione;

Mbrojtëse të mbushura për shpatullat dhe rrip sigurie;

Mekanizëm praktik i rregullimit të rripave;

Baza lëkundëse jo e rrëshqitshme;

Mbështetësja dhe streha e sipërme janë të lëvizshme sipas dëshirës;

Dimensionet e segiolinos: 44.5 x 64 x 58 cm;

Pesha e segiolinos: 3.7 kg;

3) Karroca shëtitore përdoret nga 6-36 muaj;

Ndenjëse e kthyeshme me dizajn modern dhe minimalist (me fytyrë nga prindi gjatë 12 muajve të parë, me kurriz nga prindi pas muajit të 12-të);

Dorezë e vetme, e rregullueshme për lartësinë, prej lëkure të butë dhe e qepur me dorë;

Rrotat e pasme janë të mëdha dhe me kushineta të dyfishta, rrotat para janë të kthyeshme, të pajisura me sistem kundër ndjeshmërisë së goditjeve;

Mbështetëse në 4 pozicione, e rregullueshme me vetëm një dorë;

Rrip sigurie me 5 pika;

Mbulesa e sipërme mund të zgjatet, ka një dritare që hapet dhe rrjetë mushkonjash për ta mbrojtur foshnjën;

Shporta është e madhe, peshon pak dhe është kompakte;

E siguron fëmijën me 5 rripa gjatë kohës që e mbani në karrocë dhe ka vend për të vendosur këmbët;

Dimensionet e karrocës shëtitore kur është e hapur: 57 x 87.5 x 100 cm;

Dimensionet e karrocës shëtitore kur është e mbyllur: 57 x 29 x 87 cm;

Pesha e karrocës shëtitore: 10.3 kg;

4) Skeleti i karrocës       

Trupi i karrocës është metalik, paloset lehtësisht si libër dhe i palosur mund të mbahet me një dorë të vetme;

Transportohet lehtësisht në bagazh të makinës;

Në pjesën e poshtme ka një kosh në material cope për të mbajtur sendet;

Cdo veshje prej cope mund të lahet në 30°C;

Skeleti i hapur është 57 x 90 x 117 cm – Pesha është 10.8 kg;

Skeleti i mbyllur është 57 x 26 x 83 cm – Pesha është 5.9 kg;

Përmasat e brendshme të karrocës janë 35 x 79 x 23 – Pesha është 4.9 kg;

Versionet

921, 925, 926, 927

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Karroce Dinamico Rover 3n1 Cam”

Your email address will not be published. Required fields are marked *